
Kandidatja për deputete Matilda Matija mori pjesë dje në prezantimin e programit për sportin nga Partia Demokratike – ASHM, duke treguar angazhimin e saj të palëkundur për zhvillimin e sportit shqiptar dhe mbështetjen ndaj komunitetit sportiv në çdo nivel.
Postimi i kandidates Matija:
Dje u zhvillua prezantimi i programit për sportin nga Partia Demokratike – ASHM, një event mjaft domethënës për të ardhmen e sportit në vendin tonë.
I pranishëm ishte edhe drejtori i Departamentit të Sportit, z. Arjan Pogoni, i cili prezantoi me përkushtim dhe qartësi objektivat dhe vizionin që ky program synon të realizojë.
Të rrethuar nga shumë sportistë elitarë, trajnerë dhe dashamirës të sportit, u krijua një atmosferë e frytshme diskutimi, ku ndamë ide, shqetësime dhe mbi të gjitha shpresë për një të ardhme më të ndritur për sportin shqiptar.
Një hap i rëndësishëm drejt vlerësimit të sportistëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të sportit në Shqipëri.
