
Në Ditën e Tokës, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Matilda Matija, solli në vëmendje gjendjen alarmante të mjedisit në disa zona të Shkodrës, duke apeluar për ndërgjegjësim dhe veprim konkret. Ajo theksoi se një mjedis i pastër nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që kërkon angazhim të përbashkët nga qytetarët dhe institucionet.
Postimi i kandidates Matija:
Dita e Tokës na kujton çdo vit se planeti ynë është shtëpia jonë, dhe Shkodra është lagjia jonë e përbashkët.
Sot, në këtë ditë simbolike, ndava me ju pamje nga disa zona të qytetit tonë ku toka, për fat të keq, është e mbuluar me mbeturina.
Nuk mjafton të flasim për dashurinë për natyrën – duhet të veprojmë. Mjedisi i pastër nuk është luks, por e drejtë dhe detyrim për çdo qytetar, për çdo institucion, për çdo përfaqësues të zgjedhur.
Shkodra meriton më shumë – një qytet të pastër, të gjelbër, të shëndetshëm.
Le të jetë kjo ditë një pikënisje për ndërgjegjësim, edukim dhe mbi të gjitha, veprim konkret.
