
Matilda Matija, kandidate e Partisë Demokratike, shpërndau një postim ku shprehu kënaqësinë e saj për të ndjekur finalen e kampionatit U18 në basketboll për femra që u zhvillua në Shkodër. Ajo vlerësoi përpjekjet e vajzave të ekipit të Vllaznisë, edhe pse nuk arritën të fitojnë, duke theksuar se shpirtin e garës dhe pasionin që treguan në fushë ishin të jashtëzakonshëm. Matija theksoi gjithashtu ndjesinë e veçantë që ndjeu duke u rikthyer në Pallatin e Sporteve pas 8 vitesh, kur ka qenë vetë lojtare basketbolli. Ajo mbylli postimin duke u uruar suksese vajzave për kampionatet e ardhshme dhe duke përmendur dashurinë e saj të përjetshme për sportin.
Postimi i kandidates Matija:
Sot pata kënaqësinë të ndjek finalen e kampionatit U18 në basketboll për femra që u zhvillua në Shkodër. Edhe pse Vllaznia nuk arriti të fitojë, vajzat bënë një lojë të shkëlqyer dhe treguan shpirt gare e pasion. Uroj suksese në kampionatet e ardhshme!Ishte një emocion i veçantë dhe një ndjesi nostalgjie të rikthehesha në Pallatin e Sporteve si spektatore, pas 8 viteve që kam qenë vetë pjesë e fushës si lojtare basketbolli. Sporti mbetet gjithmonë një dashuri e madhe! ♥️💙
