Maskat grabisin një banesë në fshatin Kosmaç…

Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë 4 pjestarët e familjes Jera në fshatin Kosmac bashkia Vau Dejes u gjenden nën kërcënimin e armëve nga dy persona të maskuar. Ata hynë nga dera kryesore e banesës dhe me vete kanë patur një palë gërsherë me të cilat kanë prërë dryrin dhe thyer bravën e derës së brendshme.

Në banesë ndodheshin kryefamiljari Palush Jera rreth 80 vjec bashkë me gruan dhe me dy vajzat, njëra prej tyre e paralizuar. Njëri prej autorëve i ka vëndosur në kokë armën e zjarrit të moshuarit dhe e ka kërcënuar duke I thënë se ku I kishte fhshehur paratë, ndërsa autori tjëtër ka vepruar duke marrë një shumë parash, 1000 paund si dhe sende me vlerë.

Grabitja ka zgjatur jo më shumë se 20 minuta kur autorët pasi kanë kryer grabitjen janë larguar me një motorcikletë të cilën e kishin parkuar pëprara derës.

Djali i shtëpisë Nikolin Jera i cili ndodhet në Angli prej 30 vitesh sapo është njoftuar nga familjarët e tij është nisur të nesërmen direkt për Shqipëri. Ai tregon se autorët pasi kanë kryer grabitjen janë aksidentuar me motorcikletë. Drejtuesi I saj duke tentuar të largohet me shpejtësi ka humbur kontrollin e motorcikletës dhe është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës në afërsi të Kryebushatit.

Si pasojë të dy grabitësit janë plagosur duke marrë lëndime në trup pasi në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy skafadra motori të gjakosura dhe dorezat e autoërëve si dhe disa pjesë të mbetura të motorcikletës të cilat I ka sekuestruar si provë materiale.

Deri tani ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia vendore e Shkodrës, megjithatë burime kofidenciale bëjnë me dije se ngjarja është drejt zbardhjes. Grupi hetimor ka marrë edhe kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë për të arritur deri në gjurmët e autorëve./shkodrablog/

Shpërndaje