Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, arrestohet në Itali njëri prej autorëve, Elmilind Dyli! Ishte në kërkim ndërkombëtar, do ekstradohet në Tiranë…

Shpërndaje

Elmilind Dyli, një prej autorëve të masakrës së Velipojës në vitin 2021, ku mbetën të vrarë 4 persona pas një sherri për shezlongët, është arrestuar në Itali. Lajmi u raportua një ditë më parë nga mediat italiane, ndërsa sot konfirmohet zyrtarisht edhe nga Policia e Shtetit.

Dyli ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa do të nisin edhe procedurat e ekstradimit për në Tiranë. Elmilind Dyli, mbeti i plagosur në atë masakër dhe akuzohet se është njëri prej autorëve. Aso kohe Dyli ishte 17 vjeç.

Autoritetet italiane e kanë kryer urdhërarrestin më 9 qershor.  Dyli fshihej në zonën e Riminit në Itali, ndërsa jetonte atje së bashku me anëtarë të tjerë të familjes. Autoritetet italiane kanë dhënë masën e arrestit të përkohshëm derisa të kryhet ekstradimi drejt vendit tonë.

Masakra e Velipojës
Katër persona mbetën të vrarë ndërsa dy të tjerë u plagosën pas një konflikti me armë që u shënua në orën 00:30 minuta të 27 qershorit 2021 përpara hotel Gocajt.  Shkak i konfliktit me armë ishte ndarja e pronësisë mbi sipërfaqet me rërë ku vendosen shezllonët. Elmidin Dyli ka qenë 17 vjeç në atë kohë kur ndodhi masakra. 

Viktimat
Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut, 59 vjeç
Musaen Zeneli, 20 vjeç kamarier. 
Edmond Gocaj,  38 vjeç 
Xhovani Gocaj 25 vjeç
Gocajt janë vellezer, djemtë e pronarit të hotelit Gocaj para të cilit ndodhi masakra

Të plagosurit
Elmidin Dyli 17 vjeç
Hasan Ferracaku 54 vjeç, vëllai i Kujtim Verracakut.SI.E./ReportTv.al

Shpërndaje