Masa e sigurisë nga SPAK/Dumani: Jemi të kushtëzuar të kërkojmë masa ekstreme për krimin e organizuar…

Shpërndaje

Pyetje nga anëtarët e KLP: Lidhur me masat e sigurimit, a ka raste që keni arrestuar vetë persona pa iu drejtuar gjykatës? Masat pezullim nga detyra ka pak masa, a do ishte eficente rritja e kësaj mase?

Altin Dumani: Masat e sigurimit ekzekutohen nga Policia e Shtetit dhe ne i kemi pjesë të pandashme. Mund të ketë ndodhur që bashkë me policinë janë angazhuar në raste shumë të rralla edhe anëtarë të BKH. Por përgjithësisht janë oficerët e policisë, ata i bëjnë edhe arrestet në flagrancë. Llojet e masave, ne jemi treguar të qartë, por edhe pezullimi i ushtrimit të një detyre është një lloj prej masave të kërkuara. Por kjo masë ka disa kritere të veçanta, por numri i personave pa masë sigurimi është mbi 40%. Por jemi të kushtëzuar të kërkojmë masa ekstreme sigurisht për personat që vijnë nga krimi i organizuar. Perpiqemi te jemi te kujdesshëm kur i drejtohemi gjykatës për masat e sigurisë. Prokurorët janë treguar të kujdesshëm në llojet e masave të sigurisë. Iu kam kërkuar prokurorëve të jenë të kujdeshëm në ngritjen e akuzave. Nëse nuk je i bindur 100 për qind në fajësi, më mirë merr më shumë kohë dhe mblidh prova. Nëse nuk ke prova mjaftueshëm kërko pushim të hetimeve.

Shpërndaje