Edi Martini është i gëzuar për rikthimin te 3 pikët, por edhe për zhbllokimin dhe reagimin e skuadrës. Në prononcimin që ka dhënë pas ndeshjes së sotme, të fituar në Durrës me kuqeblutë, Edi Martini, tashmë si trajner i durrsakëve ka pohuar: “Shumë i kënaqur normalisht që jam, sepse ishte një ndeshje ndaj Vllaznisë. Duke pasur parasysh që kishte pak presion te lojtarët pas Luftëtarit sepse na duhej që ta fitonim këtë ndeshje. Shënimi i golit nga Vllaznia na hapi pak punë, por aty reaguam dhe u tregua qartë karakteri i lojtarëve. Vllaznia po përpiqej që të na sulmonte ne topa pas shpine, por unë jam i kënaqur me këtë ndeshje, – tha fillimisht trajneri shkodran i Teutës.
Sulmi
Martini flet edhe për sulmin, një problematikë më vete për Teutën në dy sezonet e fundit…”Gomes është një lojtara me karakteristika shumë të mira, por ende nuk është përshtatur siç duhet. Do të na bëj shumë punë sepse ka cilësi dhe për këtë jam i bindur, sepse punon shumë për 90-të minuta”.
Ecuria
“Kemi pasur shumë ndeshje brenda dhe duket sikur janë të lehta, por në këtë kampionat nuk ka shumë diferencë mes ekipeve. Por, ne duhet që të bëjmë më të mirën në çdo fushë.
Situata në Shkodër
Edi Martini shkurtimisht ndalet edhe te situata jo e mirë e futbollit shkodran…”Më vjen keq sepse jam i shqetësuare dhe unë për atë që po ndodh në Shkodër. Nuk më takon që të flasë shumë për Vllazninë, ndonëse është e imja dhe gjithë shkodranëve, por bashkia duhet që të gjejë një mënyrë më të mirë për ta administruar”, – tha Edi Martini në fund të prononcimit të tij.
/Vipsport.al/