Marrëveshja mes partive opozitare, kush janë kryetarët që firmosën, mungon Lulzim Basha…

Shpërndaje

Partisë opozitare kanë firmosur një marrëvehsje për një platform të përbashkët në luftën kundër qeverisë.

Firmën në marrëvehsje e kanë hedhur kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, kreu i Partisë Demo-kristiane Nard  Ndoka dhe drejtues të tjerë partishë opozitare.

Në marrëveshje ka munguar firma e kreut të LZHK, Dashamir Shehu dhe kreu i PDIU Shpëtim Idrizi. Po ashtu, kreu i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, nuk është bashkuar.

PLATFORMË POLITIKE E FEDERATËS SË OPOZITËS SË BASHKUAR 2

Ne, përfaqësuesit e partive opozitare:

Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vend anëtar i NATOs, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm që për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe një Shqipërie Europiane, është e nevojshme ruajtja dhe zhvillimi i një partneritet të qëndrueshëm me SHBA, BE dhe vëndet e NATOs;

Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri gjatë qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, si dhe cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, pluralizmit politik të një Republike Parlamentare, ku Qeveria kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet;

Duke konstatuar me shumë shqetësim braktisjen masive të vendit nga shqiptarët në tërësi dhe nga profesionistë, të rinj dhe të reja, për shkak të humbjes së shpresës dhe rrëshqitjesh së vendit drejt një qeverisje autoritare, të bazuar në korrupsionin, krimin dhe drogwn, persekutime, arrestime dhe burgosje politike të liderëve të partive opozitare;

Duke vlerësuar si jetike pjesmarrjen e diasporës në votime dhe angazhimin e tyre politik dhe qeverisës;

Duke mbajtur në konsideratë mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë, mohimin e të drejtave kushtetutese të deputetëve të opozitës në Parlament, mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria, apo mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për shkak të përdorimit të shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;

Duke qenë të ndërgjegjshëm mbi nevojën për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë funksionale, krijimit të shpresës dhe besimit tek qytetarët, dhe nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve, përmes një politike që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, mundësimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;

Deklarojmë sa më poshtë:

1. Institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë. 

Shpërndaje