Marrëdhëniet mësues-prindër-nxënës, Kadija: Takime intensive, në fokus platformat online…

Shpërndaje

Në Shkodër, ashtu si në të gjithë shkollat e vendit tonë ka nisur një javë intensive takimesh mes mësuesve, psikologëve, këshillit prindëror me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes shkollës e komunitetit, por edhe diskutimin e ndikimit të rrjeteve sociale si tik- tok dhe snap chat

Kadija tha se tashmë me rastet e fundit të ndodhura në Tiranë dhe Shkodër u vu në pah domosdoshmëria e diskutimeve më të thelluara, veçanërisht sa i takon ndikimit të rrjeteve sociale.

Konstatimet e këtyre takimeve do të referohen në muajt vijues, pranë Ministrisë së Arsimit dhe sporteve, me qëllim përmirësimin e politikave për një mjedis më të sigurtë për fëmijët.

Shpërndaje