
Marjan Ndershtiqaj, kandidat për deputet i Partisë Socialiste Qarku Shkodër, vlerësoi punën e palodhur të punonjësve të shërbimit të pastrimit, ata që ndihmojnë për të mbajtur qytetin pastër. Ai theksoi respektin dhe mirënjohjen për këta heronj të heshtur, të cilët, me punën e tyre të jashtëzakonshme, kontribuojnë çdo ditë në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë. Ndershtiqaj shprehu mirënjohjen për njerëzit që ka njohur gjatë këtij rrugëtimi, duke vlerësuar takimet që kanë lënë gjurmë të thella në zemrën e tij.
Postimi i kandidatit Ndershtiqaj:
Të gjithë dëshirojmë një qytet të pastër, por shpesh harrojmë ata që e bëjnë të mundur, punonjësit e shërbimit të pastrimit.
Heronj të përditshmërisë, të heshtur por të palodhur, me duar të ashpra nga puna, por që të presin plot dashamirësi.
Gjatë këtij rrugëtimi ku kam pasur fatin të njoh njerëz të jashtëzakonshëm, ata më shoqëruan me fjalë zemre dhe bekime.
Mirënjohje🙏
