Marinaj: Dominues turizmi malor në Razëm e Bogë, do të shtohen edhe ambiente të tjera akomoduese…

Shpërndaje

Turizmi, është kryefjalë e këtyre ditëve të nxehta të verës. Përveç atij në zonat bregdetar, shumë qytetarë preferojnë edhe turizmin malor.

Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, lidhru me këtë, thotë për edicionin e lajmeve në MCN Tv, se turizmi malor veçmas në këtë zonë, është mëse dominues në Razëm e Bogë, ndërkohë që është domosdoshmëri shtimi i ambienteve të tjera akomoduese.

Sipas tij çmimet në këtë zonë, nuk kanë ndryshuar fare për turistët.

“Duke qenë se në Malësinë e Maddhe ka dy lloj turizmi, ai liqenor që kohëve të fundit ka marrë hov dhe ai malor, që tashmë është në Lëpushë, Vermosh, Razëm, Bogë dhe Herq.

Këtu nuk është bërë asnjë rritje çmimesh për turistët, gjë që është element mjaft pozitiv, kjo bie në sy edhe nga turistët që krahas kësaj, vijnë këtu edhe për shërbimet dhe ushqimet bio, numri i të cilëve sa vjen e shtohet.

Kuptohet që pjesa akomoduese është e nevojshme të shtohet, dhe do të jetë në vazhdimësi, dhe kemi kërkesa për shumë leje ndërtimi.

Për ne si bashki, është e domosdoshme pastrimi i çdo pike turistike dhe ne në këto 5 muaj, kemi shtuar numrin e punonjësve që të jetë pastrimi konkret.

Realisht Razma dhe Boga prijnë për hotele që kanë më të vërtetë parametra qoftë për akomodues edhe për ushqim”.

Shpërndaje