Ndërsa grupi i Partisë Socialiste po finalizonte dokumentacionin për shkarkimin e kryetares së këshillit të qarkut Shkodër, ku ishte siguruar shumica e firmave, Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, institucion që e mori në korrikun e 2023, për ta drejtuar më pak se 1 vit.
Duhani pritet tashmë të emërohet në një tjetër institucion në Tiranë ndërsa është edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.
Tashmë socialistët kanë gati procedurat dhe emrin që do ta pasojë Duhanin në këtë detyrë. Ai është Edmond Ndou, drejtuesi i grupit të këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak Shkodër dhe një ndër figurat politike që ka drejtuar disa institucione të rëndësishme në Shkodër, në sektorin publik e privat. I diplomuar për drejtësi, Ndou ka qënë më herët drejtues i Hipotekës në Shkodër, këshilltar i kryetarit të bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021./StarPlus/