Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se mes 7 të shëruarve në 24 orët e fundit, 3 janë infermiere në Shkodër dhe Kukës.
“Edhe 3 infermiere në Shkodër dhe Kukës janë shëruar nga COVID19, mes 7 të shëruarve të 24 orëve të fundit. Janë 50 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19.
Deri tani janë 410 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19” shkruan ministrja.