Manastirliu: Në fillim të javës kemi lajme për kufijtë ajrorë e detarë. Nëse zbulohet vaksina…

Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se në fillim të javës që vjen do të ketë lajme për hapjen e kufijve ajrorë dhe detarë.

Duiek folur për vaksinën kundër koronavirusit, ministrja theksoi se nëse ajo zbulohet, do të jetë patjetër edhe pjesë e programit shqiptar të vaksinimit.

“Nëse vaksina do të zbulohet, patjetër do të jetë pjesë edhe e programit tonë të vaksinimit. Vaksina e gripit nuk jep efekte te koronavirusi, por mbron tek efektet e influencës. Ne kemi një Komitet në MSH për politikat e vaksinimit, që çdo vit merr vendime për vaksinimin. Patjetër që ne do të presim rekomandimin e këtij Komiteti edhe për koronavirusin”, tha Manastirliu.

Pyetje: Hapja e kufijve…
Manastirliu: Hiqet karantina dyjavore dhe lejohet qarkullimi lirshëm i qytetarëve. Autoritetet e shëndetësisë kanë vendosur që të fillojmë të hapemi në disa drejtime. Kryesisht do të jenë hapje të rakorduara me marrëdhënie reciproke me vendet e tjera. Ne fillojmë nga data 1 hapjen e kufijve, besoj se edhe vendet e tjera brenda muajit maj do të shpallin datat e tyre.

Pyetje: Çfarë ndodh me Greqinë, që ka thënë se hapja e kufijve fillon më 15 qershor?
Manastirliu: Ajo që dihet deri më sot edhe nga vendet e BE është se do të kemi një hapje të vendeve evropiane, por edhe të vendeve të tjera, ku hyn edhe Shqipëria. Do të përcaktohen vendet që nuk kanë barrë epidemiologjike, që do të thotë se humbet karantinimi dyjavor. Asnjë vend evropian nuk është epidemiologjik, pra që të detyrojë karantinën. Greqia do të ketë një dalje brenda muajit maj, ku do të heqë dhe karantinën. Po punojmë me Ministrinë e Transportit dhe brenda këtyre dy ditëve miratojmë protokollin në lidhje me transportin ajror, detar dhe kufitar. Besoj që në fillim të javës tjetër do të kemi lajme sa i përket kufijve ajrorë dhe detarë.

(BalkanWeb)

Shpërndaje