Manastirliu konfirmon lajmin e mirë: Pacienti i parë nisi rrugën e shërimit

Shpërndaje

Ministrja Ogerta Manastirliu ka konfirmuar lajmin e dhënë në lidhje me rrugën drejt shërimit që ka marrë kontakti i parë i pacientit zero.

Manastirliu shkruan:

Lajm i mirë🙏🏼
Pacienti i parë që nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri ✅
Do të kryhen testime të tjera për të monitoruar gjendjen e pacientit!

Bravo ekipit të spitalit infektiv🙏🏼

Personi i cili është drejt shërimit është babai 54-vjeçar i djalit i cili njihet edhe si pacienti zero në Shqipëri.

Disa persona që kanë pasur kontakt me 28-vjeçarin, kanë rezultuar më pas me Koronavirus.

Shpërndaje