Punë fantastike e ekipit të kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës, ku falë talentit të mjekëve tanë dhe investimeve në bllokun e ri operator, po realizohen ndërhyrje delikate me rezultate të shkëlqyera.
Uretroplastika, rindërtimi i uretrës së dëmtuar, duke marrë transplant nga mukoza e gojës, u realizua me sukses tek një 63-vjeçar nga ekipi i drejtuar nga Dr. Gëzim Galiqi, me Dr. Oltion Alibali, Dr. Ervin Troshani dhe stafin infermieror Bisere Tuzi , Mira Molla , Blerta Smaja, Ervila Gjeçaj.