Malësi e Madhe, Shkodër
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit në Malësisë e Madhe, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
D. J., 36 vjeç banues ne fshatin Duke, Malësi e Madhe, pasi në afërsi të banesës së këtij shtetasi u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 8 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.