Malësi e Madhe/ Lëndohen rëndë dy persona! Po prisnin dru, motorseka i doli jashtë kontrollit…

Shpërndaje

Një ngjarje aksidentale është regjistruar në fshatin Ducaj në Malësinë e Madhe.

Burimet paraprake bëjnë me dije se dy shtetas jane dëmtuar teksa prisnin dru në zonë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes por policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Mësohet se të plagosurit janë në gjëndje të rëndë shëndetësore. 

Sipas burimeve, ka qënë dalja jashtë kontrollit e motorsekës qe pren dru që ka shkaktuar plagosjen e dy shtetasve.

Shpërndaje