Një 26-vjeçar i cili udhëtonte si pasagjer ka humbur jetën pas një aksidenti në rrugën Fushë Krujë-Kurbin, në Borizanë.
26 vjeçari po udhëtonte në mjetin tip Audi e cila u përplas me bordurën anësore të rrugës. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është plagosur dhe dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.