Makina në Shqipëri, shumë të vjetra/ Nga janari nuk lejohet më importi i makinave të prodhuara para vitit 2007

Shpërndaje

Në Shqipëri nuk do të lejohet më importi i makinave që janë më të vjetra se vit prodhimi i 2007-ës.

Drejtoria e Transportit Rrugor ka rikujtuar rregullat që burojnë nga një vendim i qeverisë në 2018-ën, për të mbrojtur mjedisin nga makinat që nuk plotësojnë standardet e ndotjes.

Sipas rregullave të përcaktuara, makinat e reja me 0 km, që të importohen duhet të plotësojnë standardin euro 5, ndërsa mjetet e tjera motorike me 0 km duhet të jenë euro 4 e sipër.

Ndërkohë, historia ndryshon përsa i përket makinave të përdorura. Ato që kanë bërë kilometra në një shtet tjetër, mund të importohen në Shqipëri nëse janë mbi standardin euro 3 dhe jo më të vjetra se 15 vite, ndërsa kjo vlen edhe për mjetet e tjera motorike të përdorura, si autobusë, kamionë apo motorë.

Në Shqipëri, sipas shifrave të Drejtorisë së Transporti janë mbi 720 mijë mjete motorike në qarkullim, ndërsa rreth 340 mijë prej tyre janë të vitprodhimeve më të vjetra se 2005-a dhe që nuk plotësojnë standardet e ndotjeve mjedisore.

Shpërndaje