Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, aktiviteti që çeli serinë e tyre për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve ishte “Magjia e fotografisë”.
Punëtorja e krijuar me grupmoshat e vogla kishte për qëllim edukimin me fotografinë dhe njohjen me teknikat e ndryshme të manipulimit të tyre.Kjo formë e organizimit nxit krijimtarinë dhe kënaqësinë tek fëmijët që kanë mundësinë e njohjes me arkivin e muzeut.
Veprimtaritë e organizuara në muzeun “Marubi” do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës deri në mbrëmje vonë.