Malësi e Madhe/ Kultivoi 480 bimë kanabisi, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
41-vjeçari, i shpallur në kërkim në gusht të vitit 2023.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, lokalizoi, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Martin Vasile (Leka), 41 vjeç, banues në fshatin Qafë Aliaj, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Më datë 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera. 41-vjeçari, sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.