LUMNIJE BORIÇI SHKODRANIA “FRANCEZE”…

Shpërndaje

Nga Zenepe Dibra

LUMNIJE BORIÇI SHKODRANIA “FRANCEZE”
Pedagoge, gjuhëtare, kërkuese shkencore, profesore asoc, një frëngjishtfolëse “par exellance”, me një timbër të ëmbël, që vetë francezët e kanë quajtur “Le Moxart des Langues” (Moxarti i gjuhëve), “Le patite pariseine (parizenia e vogël) për ta ngritur më vonë në një superioritet si “Fenomen i rrallë gjuhësor. Kjo është shkodrania e jonë Lumnije (Shabani) Boriçi. Më kujtohet me këtë rast analiza që i bënin aktores së shquar shkodrane Marie Logorecit e cila solli një prurje me plot vlerësime në lëmin e të folurit skenik me diksionin, intonacionin dhe timbrin e saj të papërsëritshëm për një gjuhë letrare artistike të përpunuar me prirjen drejt një modeli kombëtar, kurse Lumnija e solli këtë prurje jo vetëm në fushen e të folurit virtuoz të gjuhës frenge, që pa hezitim mund ta quanim “interepretim artistik i kësaj gjuhe, por në studimet gjuhësore të përqasjes të frëngjishtes me atë të gjuhës shqipe .

Lindi në Shkodër me 4 shtator 1948 në një familje të thjeshtë arsimdashëse. I ati Hasani nga fisi Shkrei dhe e ëma Zenepja nga fisi i Hoxhejve (Anadolli), nuk e priten me gëzim lindjen e një vajze të katërt në familjen prej tre vajzësh por ajo do ju dilte “djalë e përmbi djalë”.. Shkollën fillore dhe shatvjeçare e mbaron në Shkodër dhe pastaj Gjimnazin “29 Nantori”. Fillon studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori- Filolologji, Katedra e frëngjishtes dhe diplomohet shkelqyeshëm më 1970. Tërheq menjëherë vemendjen e gjithë profesoriatit, si studenet e zgjuar, e talentuar dhe punëtore e sidomos të profesorëve francezë, sa me rekomendimin e tyre fillon të lexojë lajme në frëngjist në Radio Tirana (sektori i gjuhëve të huaja) që kur ishte studente në vit të dytë.. Mbas mabrimit të universitetit emërohet asistent pedagoge në Katedren e Frëngjishtes së këtij universiteti. Shumë shpejt pedagoge dhe titullare në lëndët “Fonetikë e gjuhës frenge”, “Histori e gjuhës së përgjithshme”, “Didaktikë e gjuhëve të huaja”, etj.

Në periudhen 1973-74 në kuadrin e shkëmbimeve kulturore me Francen Lumnija fillon studimet pasuniverstare në Universitetin e Parisit, Sorbone. Gjatë kësaj kohe kryen shkelqyeshëm shkallen e parë të studimeve pasuniversitare- Maitrese de Lettres Modernes Lumnija ka fatin të udhëhiqet në formimin e saj pasuniversitar shkencor nga drejtori shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Përgjithshme të Aplikuar Paris -Prof Emeritues R. Gzell i cili e konsideraon Lumnijen “Fenomen tejet të rrallë gjuhësor që në 40 vjet përvojë si gjuhëtar fonetikan , ai e kishte ndeshur vetëm dy herë.
Ka fatin të ndjekë kurset e seminaret e të konsultohet në hulumtimet e Andre Martinet e B. Malmberg. Profesor Martinet i propozon Lumnijes në një nga seminaret e tij në Sorbone të prani të shumë studentëve të ndërprseë studimet në ILGPA nën udhëheqjen e Prog. R. Gzelle e të bëhet studente e tij por ajo nuk pranon për arsye etike.

Në vitin 1977 Lumnija është shefe e Deapartamentit e Gjuhës frenge pranë Fakultetit Histori Filologji, Tiranë, detyrë që do ta ndërpresë sepse do të shkojë familjarisht në Suedi kur bashkëshorti “Vahid Boriç emërohet ambasador kulturor në Ambasaden Shqiptare në Stokholm..Aty Lumnija fillon studimet pasuniversitare në universitetin e Stokholmit.
Më 1988 mbron gradën Doktor i Shkencave, me tezën: “Intonacioni i Gjuhës Shqipe, parë në përqasje edhe me intonacionin e gjuhës frënge”, analizat instrumentore akustike të së cilës u realizuan në laboratoret ILPGA, të Sorbonës dhe Universitetit Teknologjik Mbretëror të Stokholmit. Duke qenë i pari studim akustik për shqipen standarte, përbën një kontribut të veçantë e mbetet pikë referimi për gjuhëtarët shqiptarë e të huaj.
Karierën akademike e vazhdon që nga 1998, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimisht në Universitetin Pace të Nju Jorkut e më pas edhe në kolegjet Marymount Manhattan e Berkeley. Ka punuar për disa vite monografinë “Searching for universal prosodic units” e cila u paraqit e u prit me mjaft interes edhe në Lab Haskins të Universitetit Yale. Eshtë autore a bashkautore e 13 librave e teksteve shkollorë dhe e shumë artikujve shkencorë, botuar në periodikë shqiptarë e të huaj, ndër të cilët: “Contribution sur l’aspect acoustique des voyelles françaises et albanaises”, Travaux de L’Institut”, (1974), “ Mbi strukturen akustike të zanoreve të shqipes e të disa zanoreve të frengjishtes”, Studime Filologjike 1977/1”, “Intonacioni dhe funksionet e tij”, Studime Filologjike, Tiranë, 1987/2, “Rënia dhe ruajtja e [ë]-s në gjuhën e sotme shqipe, Studime Filologjike, Tiranë 1991” , 2006 “”ete. Përgatiti dhe paraqiti për herë të parë në Radio Televizionin Shqiptar programin “Të mësojmë gjuhën frënge”-cikël emisionesh televizive e radiofonike, që pati jehonë në hapësirën mbarëshqiptare. Ka marrë e merr rregullisht pjesë me kumtesa e ligjërata në konferenca shkencore ndërkombëtare si në France, Austri, Amerike, Kanada etj; flet rrjedhshëm frëngjishten, anglishten, suedishten e italishten, lexon e shfrytëzon për punë e kërkim rusishten, gjermanishten, latinishten, e greqishten e vjetër. Është anëtare e AAUP (American Association of University Professors) dhe shumë shoqatave të tjera profesionale e shkencore. Kontributet e saj i përkasin sa rrafshit akademik aq edhe atij kërkimor e përfshijnë fusha e disiplina nga më të ndryshmet. Kontribon edhe në sferën e angazhimit shoqëror; është anëtare e Komitetit Kombëtar Demokratik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DNC) dhe Anëtare Nderi e “Kitchen Cabinet” ( një grup me personalitete, kolegë, shokë, e miq që ishin konsideruar si këshilltarë jozyrtarë të Presidentit të SH.B.A-s, Barak Obama.
Arritja më e suksesshme e gruas shkodrane, shkalla më e lartë e inteligjencës, që e harmonizuar dhe integruar me shkencen e mësuar në auditore , e lidhur me praktiken ku pasioni dhe intuita marrin përparësi , e bëri të shkelqejë në fushen e shkencës gjuhësore, për tu bërë model i një figure të shquar. Kontributet e saj si frëngjisht folëse e shkelqyer, si poliglote e disa gjuhëve, si specialiste e aftë e fonetikës frënge, me një veprimtari të gjërë në fushen pedagogjike, akademike, mediaiket, si përkthyes, aktiviste shoqërore përbëjnë një kompleks vlerash në personalitetin e Lumnije Boriçit.

Shpërndaje