Lumë gjobash: Mbi 2500 qytetarë u gjobitën në fundjavë, ishin pa maskë…

Zbatimi I masave anti covid duket se mbetet ende një problem për Shqipërinë pasi gjatë fundjavës policia e shtetit ka gjobitur 2511 qytetarë për mosmbajtje të maskës dhe shkelje të protokolleve të vendosura nga komiteti teknik.

Në një komunikatë policia bën me dije se gjatë fundjavës, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2511 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, nga të cilët 2488 për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. 

Ndaj qytetarëve është vendosur penalizimi me 3 mijë lekë të reja ndërkohë që shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe 4 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Ndaj tyre është aplikuar penaliteti me 1 milion lekë të reja gjobë ndërkohë që në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, edhe 19 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00 qëë shtë edhe kufiri i ndalim-qarkullimit të vendosur në Shqipëri nga komiteti teknik.