Lulzim Basha: Nuk jam tërhequr nga politika, kam përgjegjësi ndaj qytetarëve që më kanë besuar…

Shpërndaje

Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dje ka qenë i pranishëm në Panaritin e Librit në Pallatin e Kongresëve. I shoqëruar nga vajza e tij, Basha ka treguar se gjatë kësaj periudhë ku ka qëndruar më larg nga politika e ka shpenzuar me familjen.

I pyetur nëse është tërhequr nga politika, Basha tha se asnjë qytetar nuk tërhiqet plotësisht, veçanërisht ata që kanë marrë besimin e qytetarëve.

“Jam bashkë me vazjën për të vizituar panairin dhe për të parë botimet e reja, kryesisht të autorëve shqiptarë.

Asnjë qytetar nuk tërhiqet plotësisht nga politika. Veçanërisht ata që kanë marrë besimin e qytetarë nuk mund të tërhiqen nga përgjegjësia që kanë para tyre. Mund tju them që kjo kohë më ka shërbyer për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Për të shpenzuar kohë cilësore si ardhja në panairin e librit ku ftoj të gjithë prindërit dhe fëmijët”, tha Basha për “Ora News”.

Shpërndaje