Lulzim Basha: Gabova që u ula me Ramën para 3 vitesh, do të nisim protestat

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se shumë shpejt do të nisin protestat.

Ky është vendimi i selisë blu i marrë pas mbledhjes së Lulzim Bashës me krerët e partive aleate, pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

“Dita e sotme është një tjetër shembull i keq se vendi drejtohet nga një hajdut dhe një kriminel. Opozita është e vendosur të ndërmarrë të gjitha hapa demokratike por të vendos për largimin të së keqe së shqiptarëve, të së keqes së Shqipërisë që është Edi Rama. Vendimi ynë i parë është mbështetja për të gjitha protesta e aleancës për teatrin dhe nisja e organizimit e protestave qytetare dhe mbarëpopullore. Duke nisur me efekt të menjëhershëm”.

Basha kujtoi momentin kur si sot 3 vite më parë u ulu me Kryeministrin Edi Rama për të arritur një marrëveshje politike. Sot, atë takim, Lulzim Basha e konsideron gabim që nuk do ta përsërisë.

“Prej 7 vitesh PD dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe dhe autor të kësaj të keqe. Si sot 3 vjet më parë unë u ulua me këtë njeri me besimin se forcat politike mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të popullit. Koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Ky gabim nuk do të përsëritet më kurrë”.

Pika e dytë që u vendos në mbledhjen e PD me aleatët, sipas Lulzim Bashës, do të jetë ndëshkimi i autorëve të ngjarjes së sotme (17 Maj 2020), sikurse tha dhe ai vetë, duke nisur që nga Kryeministri Edi Rama. 

Shpërndaje