Situata mes Izraelit dhe Palestinës vijon të jetë e tensionuar. Avionët luftarakë izraelitë kanë vazhduar të sulmojnë ndërtesa të larta dhe objektiva të tjerë në Rripin e Gazës ndërsa palestinezët kremtojnë sot festën e Bajramit të Madh nën bombardimet e pamëshirshme ajrore.
Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ka shkuar në 87, duke përfshirë 18 fëmijë dhe tetë gra, ka thënë ministria lokale e shëndetësisë.
Të paktën 530 të tjerë janë plagosur mes luftimeve të vazhdueshme, raporton Aljazeera,
Gjashtë izraelitë dhe një shtetas indian gjithashtu janë vrarë. Ushtria izraelite tha se qindra raketa janë qëlluar nga Gaza drejt zonavetë ndryshme në Izrael dhe ata kanë shtuar përforcime pranë tokave lindore të enklavës.
Po ashtu ka pasur konfrontime më të dhunshme midis izraelitëve hebrenj dhe qytetarëve palestinezë të Izraelit në disa qytete brenda Izraelit.