Të paktën 11 persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit, që goditi gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm një strehimore tendë që pret familjet e zhvendosura në Rripin jugor të Gazës.
Mes viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë. Bastisja dyshohet se ka ndodhur në zonën humanitare të al-Mawasi.
Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar Palestinez ka njoftuar pezullimin e transmetimeve të Al Jazeera në Bregun Perëndimor për shkak të “shkeljeve të përsëritura të ligjeve”. Këtë e raporton Wafa, duke saktësuar se pezullimi është i përkohshëm.
Autoritetet akuzuan transmetuesin e Katarit për “përhapjen e dezinformatave dhe ndërhyrjen në punët e brendshme palestineze, nxitjen e ndarjes dhe jostabilitetit”