
Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Luciano Boçi, përmes këtij mesazhi shpall me krenari një aleancë të rëndësishme politike në prag të zgjedhjeve: bashkimin mes Pukës dhe Partisë Demokratike. Ai thekson vlerat e besës dhe përkushtimit ndaj njerëzve të zakonshëm, duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar përballë së keqes dhe të zgjedhin shpresën më 11 maj.
Postimi i Luçiano Boçit:
Sot kemi lidhur aleancën e shenjtë: mes Pukës dhe Partisë Demokratike.
Puka e besës do ta mbajë fjalën me njerëzit e saj të zakonshëm. I thamë “PO!” familjeve tona, “PO!” mundit dhe djersës të njerëzve të zakonshëm dhe “JO!” së keqes që kërkon të imponohet.
Më 11 Maj, bashkë për Pukën!
