
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka shpërndarë një mesazh, duke theksuar se qytetarët e Shkodrës janë të gatshëm të reagojnë ndaj atyre që kanë sjellë persekutimin dhe vuajtjet në qytet. Së bashku me kandidatin për deputet Bardh Spahinë, ai ka vizituar çdo cep të Shkodrës, duke nxjerrë në pah entuziazmin dhe shpresën për ndryshim që ka mbërthyer qytetin, me sytë drejtuar datës 11 Maj.
Postimi i Luçiano Boçit:
Sot me Bardhin, në çdo cep. Ata që mbollën persekutimin e Shkodrës, do të korrin ndëshkimin nga shkodranët. Entuziazmi për 11 Majin ka hedhur pas lodhjen e këtyre viteve. Mjaft atyre, koha e Shkodrës!
