Luçiano Boçi: “Me rininë, për një Shkodër më të fortë!”

Shpërndaje

Rinia është gjaku i gjallë i çdo ndryshimi të vërtetë. Ndaj, zëri i saj duhet dëgjuar me respekt dhe jo përdorur si dekor. Me këtë frymë, Luçiano Boçi, së bashku me Tedin dhe Klitin, nxit një dialog të hapur me të rinjtë e Shkodrës për të ndarë ide, kritika dhe vizione për një të ardhme më të mirë.

Postimi i Luçiano Boçit:

Rinisë shkodrane nuk i takon të përfaqësohet me anonimë, e as të përdoret për fasadë.
Bashkë me Tedin dhe Klitin, i ftuam për t’i dëgjuar. Çfarë mendojnë se duhet bërë ndryshe? Kritika dhe ide. Sepse qartazi, nuk kërkojmë t’i imponohemi si anonimët përballë, por të jemi bashkëudhëtarë.

Rishihemi sot në një tjetër takim madhështor me rininë, në Gjuhadol, ora 19:30.

Shpërndaje