
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, zhvilloi një takim të rëndësishëm në Anën e Malit, krah kandidatëve Senada Mehmeti dhe Liljan Idrizaj. Me një mesazh të qartë kundër harresës dhe padrejtësisë, Boçi theksoi se është koha që banorët të marrin në dorë fatin e tyre dhe të çlirohen nga pengmarrja politike.
Postimi i Luçiano Boçit:
Në Anën e Malit me Senada Mehmeti dhe Liljan Idrizaj. Ata që lanë Anën e Malit në harresë, do të harrohen më 11 Maj. Banditët politik nuk mund të mbajnë peng Anën e Malit. Më 11 Maj hapim kapitullin e njerëzvë të zakonshëm të këtij vendi.
