
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, zhvilloi një vizitë në terren së bashku me Greta Bardelin dhe Senada Mehmetin, ku takuan tregtarë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla të zonës. Në qendër të bisedës ishin vështirësitë që këto biznese përballin për shkak të taksave të larta, kontrolleve të tepërta dhe korrupsionit që po i dëmton rëndë.
Postimi i Luçiano Boçit:
Me Greta Bardelin dhe Senada Mehmetin, në bizneset e zonës.
Biznesin e vogël duan ta mbyllin. Koha nuk pret më. Taksat e larta, taksidarët dhe korrupsioni, po ua marrin frymën bizneseve të zonës. Koha kur tregtarët e bizneseve të vogla shifen si lopa për tu mjelur për të mbushur xhepat e korrupsionit, do të marrë fund.
