
2 Prilli nuk është thjesht një datë në kalendar, por një moment historik i qëndresës së Shkodrës ndaj padrejtësisë dhe dhunës së pushtetit. Edhe sot, përballë përpjekjeve për të rikthyer të njëjtën logjikë shtypëse, ne qëndrojmë të vendosur: persekutimi nuk do të ketë vend në të ardhmen tonë.
Lexoni më poshtë mesazhin e plotë të Luçiano Boçit:
E sotmja nuk është një tjetër datë në kalendar. 2 Prilli është pika e vlimit të reagimit të Shkodrës kundër marrëzisë së pushtetit. Kalvarit të mundimshëm të persekucionit, shkodranët nuk iu kursyen as me bijtë e tyre. Edhe pse po përpëlitej, regjimi i djeshëm dëshmoi se kërkonte ta mbante peng prej kthetrash të ardhmen e shkodranëve.
E njëjta marrëzi kërkon të përsëritet. I njëjti pushtet kërkon të imponohet. Thirrja e Bardh Spahisë në dyert e SPAK, pikërisht sot, nuk është rastësi. Nga sheshi ku nënshtrimi ka marrë në çdo kohë reagimin e shkodranëve, do të zotohemi edhe sot. Se vend për përsëritjen e persekucionit nuk ka dhe nuk do të ketë. Marrëzia do të marrë fund. 2 Prilli është fillimi i fundit të kësaj marrëzie.