Luçiano Boçi: “11 Maji po vjen me shpresë dhe drejtësi për Shkodrën”…

Shpërndaje

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët Kliti Hoti dhe Matilda Dervishi, zhvilluan një takim energjik me banorët e Rajonit 2, organizuar nga z. Agim Plepi. Në një atmosferë të mbushur me shpresë dhe vendosmëri, u përcoll mesazhi i qartë i ndryshimit që do të sjellë 11 Maji për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

Postimi i Luçiano Boçit:

Me Bardhin, Matildën dhe Klitin.

Takim entuziast me banorë të rajonit 2 organizuar nga z. Agim Plepi. Entuziazmi i 11 Majit po hedh pas barrën e këtyre 12 viteve. Me një qeverisje që i rrin në krah dhe jo ndër xhepa, bizneset dhe qytetarët e Shkodrës do të marrin frymë lirisht. Puna do të shpërblehet, hajdutërit e ëndërrave të shkodranëve do të ndëshkohen!

Shpërndaje