Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm, ka folur sot për punën e OFL-së duke thënë se po sekuestron pasuritë që burojnë nga krimi. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lleshaj u shpreh se OFL po tregon se në Shqipëri ka raste skandaloze, ku tregoi për një 20-vjeçar. Për ministrin ky i ri është një analfadet që ka pasuri marramendëse, imobiliare shumë të mëdha.
“Ka gjëra skandaloze. Skandaloze është që një 20-vjeçar analfabet që ka pasuri nga këndvështrimi im marramendëse, imobilare shumë të mëdha dhe deri tani gjykata ka kthyer vendime pozitive. Ky është proces që ndodh çdo ditë.
Gjykata ka marrë 6 vendime sekuestro për pasuri të mëdha. Një prej tyre është një vlerë e madhe, një resort i madh. Procesi është aq objektiv, sa që marzhi i interpretimit është shumë i vogëL”, -tha Lleshaj.