Llazani: Nder të drejtoj Vllazninë e basketbollit/ Shkodranët vijojnë përgatitjet për ndeshjen me Tiranën…

Shpërndaje

Trajneri Eni Llazani e ka cilësuar si nder të drejtojë Vllazninë e basketbollit të meshkujve.

Pak ditë pas marrjes së kësaj detyre, pas dorëheqjes së Damian Bekteshit, Llazani ka dhënë një prononcim për RTSH.

Megjithëse në kushte të vështira në tabelën e klasifikimit, skuadra e Vllaznisë po punon për t’u rikthyer te sukseset.

Trajneri Llazani e ka cilësuar sfidën e fundjavës ndaj Tiranës si një ndeshje të vështirë.

Vllaznia-Tirana do të luhet të dielën në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, ku pritet të ketë edhe një interes të madh nga ana e tifozërisë për të ndjekur këtë takim nga afër.

Shpërndaje