“Kjo eshte pamja qe ofron sot liqeni i Shkodres, kjo pasuri kombetare. Do te duhej te ishte motorri me i rendesishem ekonomik per qytetin, por fatkeqesisht ndodhet ne vitet me te keqija.
Ndotjet, barishtet dhe mungesa e nderhyrjes ka bere qe sot ndryshe nga dje, te mos jete i lundrueshem! Kujt i sherben ky degradim i tij? A jane institucionet te vetedijshme per pergjegjesine qe kane dhe vlerat qe mbart ky liqen? Po shoqatat qe gllaberuan miliona para, e vijojne ta bejne ne emer te tij, ku jane?
Sikur te ishte ne nje vend tjeter te Europes apo botes se civilizuar, liqeni i Shkodres do te kishte qene burim kryesor te ardhurash per familjet rreth tij, per pushtetin vendor po ashtu dhe nje atraksion turistik i pakonkurueshem”, shkuan gazetari Bepin Kolvata.