Linja hekurudhore Hani i Hotit-Vorë/ Banorët në pritje të investimit, aktualisht treni jashtë funksionit…

Shpërndaje

Prej 5 muajsh linja e trenit në Shkodër është jashtë funksionit. Lëvizja e fundit ishte në 13 qershor kur u mbyllën edhe të martat në Kishën e Shna ndout. Banorët që jetojnë në afërsi të stacionit të trenit në Shkodër shprehin shqetësimin jo vetëm të degradimit të hekurudhës, por së fundmi rikthimin e saj në një vend depozitim mbetjesh për të cilin kërkojnë të merren masa, ndërkohë që rivënja në funksion të trenit do të ishte tejet pozitive për ta.

Në fillim të vitit në Shkodër u zhvillua dëgjesa e parë për projektin i cili pritet të tenderohet në janar të vitit të ardhshëm. Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare ku vendi ynë ka kërkuar hua. Kështu të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, 100 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.

Shpërndaje