Liga e Konferencës/ Vllaznia ndëshkohet në frymën e fundit, shkodranët barazojnë në Islandë kundër Valurit…

Shpërndaje

Vllaznia është ndëshkuar në minutën e fundit të takimit kundër Valurit në Islandë, duke barazuar 2-2 në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Një takim që prodhoi emocione dhe gola, me Tryggvason që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 12’, por barazimi erdhi më pas nga Krymi 11 minuta më vonë.

Gjërat u dukën më të vështira për skuadrën e Thomas Brdaric, pas daljes me karton të kuq të deliut në minutën e 82’, por Dodaj në të 85’ realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca, duke i dhënë avantazhin kuqebluve. Gjithsesi, islandezët arritën të barazonin vetëm në minutën e 99’ të takimit me Heimisson.

Kështu Vllaznia do të kërkojë të arrijë fitoren në sfidën e kthimit në Shkodër javën e ardhshme, për të avancuar më tej.

Shpërndaje