LIBRI “TË VARFRIT DHE NJERIU”

Shpërndaje

Ëndrra e vetme e një shkrimtari ishte që ta botojë librin e tij që titullohej “Të varfrit dhe njeriu”. Për këtë qëllim, një periudhë kohore tuboi pasuri, derisa e arriti shumën e duhur ta botojë librin e tij.

Rrugës duke shkuar për te shtëpia botuese që ta botojë librin dhe ëndrrën e tij, e takon një fëmijë të varfër me fytyrë të heshtur, si heshtja e detit të vdekur. Shihej qartë që ishte i uritur. E drejtoi shikimin e tij të pikëlluar kah shkrimtari dhe i tha: “Xhaxha, a mund të më ndihmosh?! A mund që t’i ndihmosh nënës sime të sëmurë?! Nëna ime është e shtrirë në spital dhe e sëmurë nga varfëria dhe uria!”

Shkrimtari ia kthehu: “Jo ore bir, nuk mund të ndihmojë. Pasurinë që e kam. e tëra është që ta botojë librin tim!”

Djaloshi i tha: “E si e ka titullin libri yt?!”

Shkrimtari i tha: “Të varfrit dhe njeriu.”

Fëmija ia kthehu: “Ne jemi të varfër dhe ti je njeriu. Tani në këtë vend dhe në këtë moment mund ta botosh librin tënd, pra në jetën reale! Shkrimtar i vërtetë është ai që i mbush barqet e të varfërve, e jo barqet e shtëpive botuese! Shkrimtar i vërtetë është ai që ndjen për të varfrit, e jo që shkruan për ta!!”

Shkrimtari heshti si të ishte i vdekur!! Mendoi pak dhe tha: “Biri im, eja të shkojmë në spital dhe ta botojë librin tim!!”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Shpërndaje