Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku për pasojë është shembur edhe një hotel.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në 05:54 minuta në bulevardin kryesor të qytetit.
Mësohet se hoteli i cili është shembur ka qenë në pronësi të shtetasit Sprio Çabiri dhe se lënda eksploziv e vendosur mendohet të ketë disa kilogramë.
Sakaq si pasojë e shpërthimit raportohet për dëme të shumta materiale edhe në bizneset përreth, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Shpërthimi është dëgjuar në gjithë qytetin e Sarandës, ku për pasojë ka ngritur në këmbë të gjithë banorët