Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vend. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 3.0 i shkallës Rihter, me epiqendër në veri të Durrësit.
Nga të dhënat e para tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km.Lëkundjet e lehta janë ndjerë edhe në zonat përreth.
Durrësi ishte një nga zonat më të goditura të tërmetit të 26 nëntorit, i cili shënoi edhe viktima.