Sulmuesi i Vllaznisë, Liridon Latifi nuk do të riintegrohet në skuadër, pavarësisht dëmtimit afatgjatë të Esat Malës. Gjesti i tij refuzues për të mos u futur në pjesën e dytë të transfertës së Durrësit, po i kushton shtrenjtë.
Latifi nuk është grumbulluar në tre sfidat e fundit dhe klubi bashkë me trajnerin Mirel Josa nuk kanë ndryshuar qëndrim.
Lajmin e bën të ditur tekniku kryeqytetas në prag të transfertës së Laçit nesër në orën 13:00.
“Deri tani nuk ka një vendim për këtë lojtar dhe e konfirmoj që nuk do të jetë ndaj Laçit. E vendos unë nëse ai luan apo jo, jo juve gazetarët”, deklaroi Josa.