“LAS Festival”, Mbyllet eventi unik në plazhin e Velipojës…VIDEO…

Shpërndaje

Velipoja ka qënë kryefjalë e ditëve të fundit fale imazheve fantastike të skulpturave në rërë sjell nga festivali I parë i skulpturave në rërë që zhvillohet në Shqipëri, LAS Festival.

Të shtunën në mbrëmje ka qënë edhe përmbyllja e këtij eventi unik në plazhin e Velipojës.

Organizatorja e këtij festivali Beskida Kraja në prezantimin para të pranishëmve ka rrëfyer atë që e nxiti të bëjë një festival të tillë dhe promovimin që ky event I bën Velipojës.

E pranishmë në këtë event ka qënë edhe Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali e cila në fjalë ne saj vlerësoi jo vetëm Beskidën, port ë gjithë ato të cilët bënë të mundur një festival të tillë, event që e rëndit Velipojën krah plazheve botërore.

Prefektja e Qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni, garantoi të gjithë artistët se mbeshtetja për ta do të jetë e pakursyer në të ardhmen.

Fitues  I edicionit të parë të këtij festivali, është shpallur artisti nga kroacia me mozaikun unik të bërë në rërë në grykëderdhjen e bunës.

Land & Sand Festival, e bëri Velipojën dhe imazhet e saj kryefjalë të turizmit në Shqipëri duke tërhequr vemendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Nderkohë që sheshi ku u mbajt ky festival në Velipojë u kthyer në një shesh festiv duke nisur nga më të vegjlit tek artistet me famë botërore.

Shpërndaje