Kryeplaku i Kelmendit, Preke Vata ka treguar detaje nga ngjarja ku një avion i vogël u rrëzua në një zonë në këtë fshat, pas një defekti teknik.
Vata tha se avioni, brenda të cilit mendohet se kanë qenë 2-3 persona në bordin e tij, ndërkohë që i pari që mbërriti në vendin e ngjarjes pasi ai ra ishte një bari. Vata tha se personat që ndodheshin në avion i kishin kërkuar bariut që të largoheshin prej aty, ndërsa ata ka shkuar që t’i merrte një fuoristradë.
“Kam informacion. E mora informacionin nga banorët e lagjes dhe barinjtë. Aty afër nuk ka pasur njeri. S’ka shtëpi afër. Ky avion ka ardhur rreth orës 9 ose 9 e çerek. Është ulur në atë zonë, në lagje të Velipojës. Kanë pushuar nja gjysmë orë dhe kanë tentuar që të ikin nga kanë ardhur dhe kanë pësuar defekt, dhe kanë rënë në një livadh. Banorët kanë ndjerë si punë granate (zhurmë) i pari erdhi një çoban. Erdhën dhe disa të lagjes. Kanë parë disa njerëz aty, dy njerëz dhe nuk i kanë lënë të të afrohen. Aq thonë, se më afër nuk i kanë lënë të afrohet. Njëri fliste shqip. Më pas erdhi fuoristrada. “Mos u afro këtu. Mos u afro as një hap më këtej, largohu!’. Në zonë kanë qëndruar rreth 30 minuta. Në atë moment kanë qenë larg. Tërë verës vinin turistë dhe zbrisnin me parashutë. Jam duke pritur policinë këtu që të vijë. Nuk jemi aty afër.
Njoftimi i Plotë
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël.
Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimin e rastit