Largimi i Agron Çelës nga PL, Meta: Po ndihmon në procesin e pastrimit të opozitës…

Shpërndaje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh se largimi i deputeti Agron Çela nga LSI tek Partia Socialiste është thjeshtë një proces i pastrimit të opozitës.

‘Bastionet kryesore të Partisë së Lirisë do të jenë Tirana Durrësi dhe Elbasani. Ne kemi bindjen të plotë për një sukses spektakolar të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin. Pa më të voglin ndryshim në Shkodër flamuri i ndryshimit do të qëndroje i ngritur.

Përpjekjet  dëshpëruara dhe në panik të Edi Ramës nga skandalet e korrupsionit jo vetëm që nuk ja bëjnë më të lehtë përballje me opozitën e bashkuar në të ardhmen por ndihmojnë në procesin e pastrimit të opozitës.’- tha Meta.

Shpërndaje