Lamallari i pergjigjet Voltana Ademit…

Shpërndaje

Këtë të premte në “Provokacija” i pranishëm në studio ishte në pjesën e dytë Besfort Lamallari zv/ministër i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht edhe prefekti i Shkodrës.

Lidhur me marrëdhëniet që ka me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Lamallari u shpreh se mes tyre janë të vendosura marrëdhënie institucionale të imponuara nga ligji dhe kushtet e bashkëpunimit.

Sa i përket akuzave të ngritura nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për manipulim të të dhënave për të vdekurit në qytet, zv/ministri i Brendshëm u shpreh se në një hapësirë të vogël siç mund të jetë një qytet, është e vështirë që të fshehësh shifra pasi njerëzit flasin.

Lamallari u shpreh: E para në një vend të vogël si Shqipëria dhe aq më pak në një qytet është e vështirë të fshehësh të dhënat, pasi informacionet qarkullojnë mes njerëzve. Ekziston edhe rreziku i frikërave, panikut, spekulimeve thashethemeve që mund të vijnë nga qoshe të ndryshme. Unë nuk shoh arsye pse organet zyrtaret do të fshihnin apo manipulonin të dhënat.

Prefekti i Shkodrës gjithashtu mohon që të ekzistojë një “trukim” i të dhënave aktuale duke dashur që të tregohet se autoritetet e kanë në dorë situatën.

I pyetur se pse nuk ka një qëndrim zyrtar për deklaratat e Ademit, Lamallari shpjegon:

“Mjafton sqarimi i mjekëve, byrimet zyrtare janë Ministria e Shëndetësisë që jep të dhënat..Unë mendoj që çdokush mund të spekuloje, por të dhënat e besueshme janë zyrtare”

Kohëve të fundit në vend janë raportuar një numër krimesh në qytete si Lezha, Korça apo Durrësi, në këto raste autorët e dyshuar janë arrestuar dhe kjo sipas Lamallarit tregon punën e mirë që ka bërë policia.

Si përfundim, Besfort Lamallari shpjegoi se njerëzit nuk kanë pse të jenë të trembur se policia po merret vetëm me krizën e koronavirusit duke lënë boshllëqe diku tjetër. Gjetja e autorëve të dyshuar për ngjarjet e fundit kriminale, sipas tregon që policia është duke punuar me efiçencë. /abcnews.al/

Shpërndaje