
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, së bashku me liderin historik të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, zhvilloi një vizitë në fabrikën e ujit “Lajthiza” në fshatin Lajthizë, një shembull frymëzues i suksesit të sipërmarrjes vendase. Kjo vizitë vjen në kuadër të angazhimit për të fuqizuar punën, prodhimin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Postimi i kandidatit Hoti:
Bashkë me Kryetarin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, vizituam fabrikën e ujit Lajthiza në fshatin Lajthizë të bashkisë Fushë-Arrëz, një model suksesi i sipërmarrjes shqiptare.
Ky është potenciali i vërtetë i Shqipërisë: punë, përkushtim dhe vizion që sjellin zhvillim.
Me programin e Partisë Demokratike do të vendosim në qendër të politikave tona ekonomike mbështetjen për biznesin, nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Shqipëria mund të ecë përpara vetëm duke fuqizuar ata që punojnë dhe prodhojnë!
