LAJMI I FUNDIT /Voltana Ademi: Të shpallet emergjenca shëndetësore

Shpërndaje

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi kërkon shpalljen e emergjencës shëndetësore. Në një intervistë për Ora News, Ademi thotë se nga ana e qeverisë mungon informacioni qoftë për qytetarët qoftë për autoritet vendore.

Voltana Ademi: Deri tani e kemi menaxhuar situatën. Situata duket e qetë, por jam e shqetësuar sepse informacioni që jepet për qytetarët e Shkodrës është i mangët. Unë kam disa pyetje që duhet t’i bëhën atyre që merren me menaxhimin e situatës

Duhet të informohen qytetarët, autoritetet vendore, si pritet të vijojë situata. Nuk mund të presim një konferencë në darkë për atë çfarë do të ndodhë nesër.

Në çdo situatë emergjente do të duhet të planifikohet në kohë si do të shkojë karantinimi. Ky informacion mungon.

Shpërndaje